Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg janë duke mbajtur një konferencë për media.

Stoltenberg menjëherë në fillimi konfirmoi se Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s.

“Ne ramë dakord për një paketë trepjesëshe që e afron Ukrainën me NATO-n. Një program i shumëfishtë i ndihmës praktike, krijimi i një këshilli të ri që do të lidhë NATO-n dhe Ukrainën, dhe konfirmimi që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s”, shtoi ai.

Lidhur me anëtarësimin në NATO, Stoltenberg tha se aleanca do t’i bëjë një ftesë “kur aleatët të bien dakord, kur të plotësohen kushtet”.

“Kur të përfundojë lufta, ne duhet të sigurohemi që të ketë marrëveshje të besueshme për sigurinë e Ukrainës, në mënyrë që historia të mos përsëritet”, tha Stoltenberg.

Duke iu kthyer presidentit ukrainas, ai tha: “Sot takohemi si të barabartë, mezi pres ditën kur të takohemi si aleatë”.

Zelensky e filloi fjalimin e tij duke pohuar se aktualisht ka mungesë sigurie në Ukrainë.

“Falënderoj NATO-n për tre paketat e mbështetjes. Kam diskutuar se çfarë tjetër mund të bëhet për të ndihmuar popullin ukrainas. Kemi lajme pozitive për paketën e re të mbështetjes së mbrojtjes që vjen nga partnerët tanë”, tha presidenti ukrainas.

“Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time, Jens”, tha Zelensky duke iu drejtuar kreut të NATO-s.

Megjithatë, ai shtoi se rezultati “optimal” i samitit do të ishte që Ukraina të merrte një ftesë të drejtpërdrejtë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Digjen 2 makina me targa RKS në Zubin Potok

Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth…

Situata në veri, Këshilli i Sigurisë së Kosovës: Do ruajmë sigurinë në vend

Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas…

Rusia kryen 35 sulme ajrore brenda një dite në Ukrainë

Në frontin e betejës, forcat e Moskës kanë nisur një sulm në…

Ja si i ha fitrat Shaqir Fetai

Shaqir Fetai, pasi i mbledh ato pak fitra e zeqat, vendos që…

Pas shfaqjes së mizorive ruse në Bucha, OKB-ja: Do të ketë hetime për krime të mundshme të luftës

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut,…