Të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare, thotë sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Duke folur përpara një takimi të grupit të kontaktit të mbrojtes së Ukrainës në bazën ajrore, Ramstein në Gjermani, ai tha në një konferencë shtypi se pasi të përfundojë lufta në Ukrainë, Kievi duhet të ketë “fuqinë për të parandaluar sulme të reja”.

Ai tha se fokusi kryesor tani është të sigurohet se vendi do të mbizotërojë kundër Rusisë, raporton Sky News.

Kjo vjen pasi Stoltenberg premtoi dje mbështetjen e vazhdueshme për vendin gjatë vizitës së tij të parë në Kiev që kur Rusia nisi pushtimin një vit më parë.

“Më lejoni të jem i qartë, vendi i merituar i Ukrainës është në familjen euroatlantike”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Vendi meritor i Ukrainës është në NATO”.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh që të bëhet pjesë e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Obrador: Meksika është më e sigurt se SHBA-ja

Meksika është një vend më i sigurt se Shtetet e Bashkuara, ka…

Taksa ekologjike plaçkit qytetarët

Ndaj taksës ekologjike ka reaguar edhe koalicioni Aleanca-Alternativa. Sipas opozitës shqiptare vendimi…

Sllovakia dërgon të gjithë sistemin e raketave tokë-ajër në Ukrainë

Sllovakia thotë se ka dërguar të gjithë sistemin e saj raketor S-300…

Shtetet e Bashkuara dërgojnë aeroplanë luftarakë F-35 dhe helikopterë Apache, në Baltik dhe në lindje të Evropës

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë aeroplanë luftarak F-35 dhe helikopterët Apache…

Kurti: Afganëve u thamë se janë të sigurt, është nder që i strehuam në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje refugjatëve të parë…