Shkatërrimi i digës Nova Kahovka në jug të Ukrainës tregon brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Shkatërrimi i digës Kahovka sot vë në rrezik mijëra civilë dhe shkakton dëme të mëdha në mjedis”, tha Stoltenberg në një postim në Twitter.

“Ky është një akt i egër, që tregon edhe një herë brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë tha se shkatërrimi i digës ishte një fazë e re e agresionit rus.

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia kishte kaluar nga përpjekja për të justifikuar pushtimin e saj në Ukrainë me ato që ai i quajti mite propagandistike, në shpalljen e hapur të qëllimeve të saj të vërteta — “shkatërroni Ukrainën, vrasin ukrainasit, shkatërrojnë ekonominë” dhe “strukturat e mbështetjes së jetës”.

Rusia më parë ka mohuar gjithmonë se ka shënjestruar civilët. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse hodhën në erë hidrocentralin Kahovka nga brenda.

“Në orën 02:50 të natës së sotme, terroristët rusë kryen një shpërthim të brendshëm të objekteve të HEC-it Kahovska. Rreth 80 vendbanime janë në zonën e përmbytjes”, ka shkruar ai në Telegram.

Shkatërrimi i digës nuk paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për furnizimin me energji elektrike të vendit, njoftoi Ministria e Energjisë e Ukrainës.

“Shpërthimi… nuk ndikoi drejtpërdrejt në gjendjen e sistemit energjetik të vendit. Nuk ka kërcënime për stabilitetin e furnizimit me energji elektrike,” thuhet në deklaratë.

Energjia elektrike e prodhuar është e mjaftueshme për nevojat e konsumatorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti: Ne do të garojmë në zgjedhje, lista jonë do të ketë 110 kandidatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka thënë se lista e tyre…

Dhjetëra kontejnerë transporti përfundojnë njëri mbi tjetrin, pas daljes nga shinat në Australi – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Dhjetëra kontejnerë transporti kanë “fluturuar” kur një tren mallrash doli nga shinat…

Kanada do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë

Kanadaja njoftoi sot se do ta ndihmojë me artileri të rëndë ushtrinë…

Rinisin sërish bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

Negociatorët e Rusisë dhe Ukrainës janë ulur për bisedime sërish, ka thënë…

Bie fasada e Qeverisë, rrezikohet edhe e Prokurorisë! Qindra miliona euro u dhanë për “Shkupin 2014”

Përderisa ende ka objekte nga “Shkupi 2014” që nuk kanë përfunduar, disave…