Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një intervistë për dpa se pret që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen zyrtarisht në NATO në vitin 2023.

Stoltenberg nuk mundi të thotë se kur saktësisht do të ndodhë kjo. Megjithatë, theksoi se është “absolutisht i bindur se procesi i ratifikimit do të përfundojë në kohë”.

Kreu i Aleancës Veri-Atlantike e bëri të qartë se nuk pret që Turqia, të bllokojë procesin e pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Anëtari më lindor i Aleancës, nuk e ka ratifikuar ende të ashtuquajturin protokollet e anëtarësimit për t’i hapur rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Udhëheqja turke e justifikon pozicionin e saj me mbështetjen e pretenduar të të dy vendeve për “organizatat terroriste”, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si të jashtëligjshme. Megjithatë, sipas disa spekulimeve, në bllokadën turke luajnë një rol edhe vendimet e vendeve të NATO-s që ndaluan shitjen e armëve Ankarasë.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë nga programi i saj i prodhimit të aeroplanëve luftarakë F-35, pasi qeveria në Ankara bleu sisteme raketore S-400 nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit nga partnerët e NATO-s për arsye sigurie.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj, në kohë kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë. Deri në fund të qershorit, mosmarrëveshja mbi mbështetjen e supozuar të Suedisë dhe Finlandës për “organizatat terroriste”, dukej se ishte zgjidhur.

Megjithatë, Turqia tani thotë se marrëveshjet e bëra në atë kohë ende nuk janë përmbushur, dhe se ato nuk po zbatohen në veçanti nga Suedia. Ndër të tjera, Ankaraja kërkon ekstradimin e terroristëve të dyshuar.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, tha në një konferencë shtypi me homologun e tij suedez Tobias Billström, se ata “nuk janë as në gjysmë të rrugës” në zbatimin e marrëveshjes.

Ai kritikoi ndër të tjera faktin që Gjykata e Lartë suedeze, ndaloi së fundmi ekstradimin e gazetarit Bülent Kenes të kërkuar nga Turqia. I pyetur nëse nuk do të ishte më mirë të kishim mundësinë e pezullimit të të drejtave të votimit të vendeve si Turqia, Stoltenberg, tha se nuk ka asnjë arsye për të spekuluar se cila do të ishte qasja nëse traktati themelues i NATO-s do të negociohej sot.

Ai vuri në dukje se ka gjithashtu dallime mendimesh midis aleatëve për çështje të tilla si demokracia dhe shteti i së drejtës, duke shtuar se NATO është një forum i rëndësishëm për aleatët për të shprehur shqetësimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

VIDEO/Donika Gërvalla dhe Vjosa Osmani largohen nga mbledhja e LDK-së me forcë

Deputetja e LDK-së Donika Gërvalla dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës në…

Osmani kërkon nga Dendias mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në KiE dhe NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e…

Tragjedi në Kosovë | Digjet shtëpia në Gjakovë, dyshohet se janë djegur 2 fëmijë

Një tragjedi ka ndodhur sot në Kosovë. Mediat vendase raportojnë se një…

Kosovë / 31 të infektuar mr Covid 19

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.…

Në BFI nuk ka donacione – BFI i vjedh ndihmat e donuara

Shaqir Fetait mbase i kujtohet kur drejtor të Medresesë ishte Sabahudin ef.…