Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë një bilanc lidhur me ndihmën e ofruar ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës. Sipas Stoltenberg Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut i kanë ofruar Ukrainës mbi 150 miliardë euro ndihma deri më sot.

Sipas tij, nevojën që aleatët të rrisin prodhimin e municioneve, në një përpjekje për të rimbushur rezervat e varfëruara nga kjo ndihmë.

“Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar kontrata me industrinë e mbrojtjes për të rritur prodhimin duke pasur parasysh sinjalet e kërkesës afatgjatë, dhe disa aleatë të NATO-s kanë hyrë gjithashtu në projekte të përbashkëta ose prokurime të llojeve të ndryshme të municioneve, por edhe magazinimin e municioneve”, tha ai.

Pavarësisht gjithë kësaj ndihme, lufta ende nuk duket të ketë një fund së shpejti, teksa Ukraina bën ende thirrje për rritje të ndihmës ushtarake ndaj saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e…

FSK merr pjesë në stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi (VIDEO)

Pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në Stërvitjen…

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk miratohen një sërë ligjesh

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shterur debatin për një sërë ligjesh,…

Sot nuk ka orë policore, prej nesër do të filloj nga ora 24:00 deri në 04:00 të mëngjesit

Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Fitër Bajramit,…