Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi unitetin e aleancës së mbrojtjes përballë agresionit të mundshëm rus kundër Ukrainës.

“Të gjithë aleatët e NATO-s e kanë bërë të qartë disa herë se do të reagojmë nëse Rusia kryen veprime agresive kundër Ukrainës edhe një herë”, tha Stoltenberg në një deklaratë të transmetuar nga CNN.

“Ne jemi të gatshëm të vendosim sanksione dhe, natyrisht, po mendojmë për rritjen e numrit të trupave të NATO-s të dislokuara në pjesën lindore të aleancës. Në të njëjtën kohë, ne e ftuam Rusinë në një seri takimesh për t’u ulur dhe për t’u përpjekur të gjejmë një zgjidhje politike”, shtoi ai.

“Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të koordinuar të gjithë aleatët e NATO-s në përgjigjen tonë ndaj veprimeve agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha norvegjezi.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se ia kishte bërë “absolutisht të qartë” presidentit rus, Vladimir Putin se “Nëse ndonjë njësi ruse kalon kufirin ukrainas, llogaritet si një pushtim”.

Ndryshe, Rusia tashmë ka dërguar mbi 100 mijë trupa në kufirin me shtetin e Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina thotë se forcat e saj zmbrapsën sulmin rus në Kharkiv

Forcat ukrainase zmbrapsën një sulm në qytetin e Kharkiv nga forcat ruse,…

Kovaçevski me 15 këshilltarë, vetëm 2 prej tyre shqiptarë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë drastike ka zvogëluar numrin e…

Anketa e IRI-t: BDI vetëm 1% para ASH-së, VMRO-ja 4% para LSDM-së

Nëse nesër mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm,…

Serbia vazhdon përkrahjen e agresionit rus në Ukrainë, Daçiq: Ata që kërkojnë t’i vendosim sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë

Serbia zyrtare vazhdon të përkrah agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetari i…

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar  41 shoferë për ngasje të…