Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se anëtarët dhe partnerët e aleancës ushtarake kanë dorëzuar deri më tani 230 tanke, më shumë se 1,550 automjete të blinduara dhe “sasi të mëdha municionesh” në Ukrainë.

“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara në Ukrainë tashmë janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel në Bruksel.

“Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase me mjete të blinduara”, tha Stoltenberg.

“Kjo do ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë për të vazhduar rimarrjen e kontrollit të territorit të pushtuar”, shtoi ai.

Nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Aleanca Veri-Atlantike, ka ndihmuar në masë të madhe Ukrainën si me armë ashtu dhe me ndihma humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

13 tetori, Osmani: Jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë mund të ketë përgjigje pozitive për liberalizimin…

Lajçak: Bashkëpunimi me SHBA-të, shumë i rëndësishëm për një marrëveshje Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe…

Arrestohet tetovari, i dënuar me burg prej 6.5 vjet!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se policët e Sektorit të…

Në Gjykaten Penale vazhdon gjykimi për rastin “Llaskarca”

Me marrjen në pyetje të drejtpërdrejtë të mbrojtësit të të akuzuarit të…

Emetimet e CO₂ në BE janë rritur me 5% krahasuar me vitin 2020

Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë e vitit 2020 ka parë një ringritje të…