“Ne duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrainë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë me grupin mediatik gjerman Funke, të botuar të dielën.

“Ne të gjithë dëshirojmë një paqe të shpejtë”, tha zoti Stoltenberg, “por në të njëjtën kohë, nëse Presidenti Zelenskyy dhe ukrainasit e ndalojnë betejën, vendi i tyre nuk do të ekzistojë më”.

Ndërkohë, herët të dielën Rusia vuri në shënjestër rajonin Odesa të Ukrainës me një sulm të kombinuar me dron dhe raketë, duke goditur një objekt bujqësor, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në aplikacionin e mesazheve Telegram. Shkalla e dëmtimeve nuk u bë e qartë menjëherë.

Gjithashtu të dielën, Ukraina ndërmori sulme me dronë në Krime dhe Moskë. Një zyrtar rajonal i Krimesë tha se një dron goditi një rezervuar karburanti, duke shkaktuar një zjarr që u shua më vonë. Ndërsa dronët mbi Moskë ndërhynë në trafikun ajror mbi kryeqytet.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të dielën në raportin e përditshëm mbi agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës se ushtria ruse ka gjasa ta përforcojë mbrojtjen e saj rreth qytetit të pushtuar Tokmak në Ukrainën jugore.

Qyteti Tokmak është 16 kilometra larg vijës së frontit dhe po përdoret për t’u bërë një “nyje” e linjës së dytë kryesore të mbrojtjes së Rusisë.

Përqendrimi i vëmendjes tek mbrojtja e qytetit “ka të ngjarë të tregojë shqetësimin e Rusisë në rritje për depërtimet taktike të Ukrainës në vijën kryesore të mbrojtjes në veri”, thuhet në raportin britanik./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Xhamia e shenjtë në Mekë instalon porta vetë-sterilizuese për besimtarët (FOTO)

Xhamia e Shenjtë në Mekë ka instaluar së fundmi porta të sofistikuara…

Ditë të këqija për Putin, faqet e qeverisë ruse përballen me sulme kibernetike

Uebsajtet e Kremlinit në Rusi po përballen me sulme kibernetike të paprecedenta,…

Putin arreston spiunët e vet, dyshon se e mashtruan për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur një “sulm” drejt agjencisë që konsiderohet…

Osmani takohet pasdite me amerikanët Chollet dhe Escobar

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet,  sot ka nisur një…

Kamioni me 49 emigrantë humb kontrollin në rrugën Gjevgjeli-Demir Kapi, 24 të lënduar

Në aksidentin e djeshëm në afërsi të Marvincës, 24 emigrantë kanë mbetur…