Në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan kanë lëshuar një njoftim të shkurtër pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas njoftimit, Blinken ka falendëruar Kosovën për pritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.

Gjithashtu tregohet se në takim është folur për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja e i cili duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kapet drogë në Gostivar, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar dje nga ana e nëpunësve policorë të SPB…

Protestat në Hungari vazhdojnë për të pestën ditë, zemërim ndaj ndryshimeve tatimore të Orbanit

Mijëra njerëz protestuan në Budapest të shtunën për të pestën ditë radhazi…

Parlamenti gjerman rrit masat e sigurisë anti-Covid-19

Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, Bundestag, do të rrisë masat e…

“Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me prokurorët e njëjtë të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot vazhdon gjykimi për rastet e PSP-së,…

Mbyllet Parku Kombëtar i Belgjikës – kërkohet një ushtar që besohet se është i armatosur rëndë

Autoritetet e Belgjikës e kanë mbyllur një park kombëtar pranë kufirit me…