Nesër në Bruksel do të mbahet takimi në mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Lidhur me këtë ka folur zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano.

Stano tha se dyja palët duhet të angazhohen që të krijojnë një atmosferë të pajtimit dhe të nisin zbatimin e shpejtë të zotimeve që janë marrë.

Ai theksoi se palët duhet të përmbahen nga veprimet që do të krijojnë të kundërten.

“Asnjë krizë nuk do të zgjidhet vetëm duke rënë dakord për diçka. Bëhet fjalë për zbatimin dhe Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe i vendosur për të bërë presion për fillimin e zbatimit. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian është kaq i qartë dhe kaq i vendosur për të bërë presion tek të dyja palët për të filluar me seriozitet zbatimin. Dhe kjo është ajo që do të ndodhë nesër në Bruksel. Hapat e parë në zbatim do të diskutohen dhe kjo është ajo që pret Bashkimi Evropian”, tha Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia kontrollon lokalet gjatë natës, arrestohen 4 persona

MPB ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së kaluar ka kryer aksion kontrollues…

Gjermani: Kapen dy të dyshuarit për vrasjen e 42-vjeçarit, janë po ashtu shqiptarë

Dy personat e dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar janë kapur nga…

Lirohen tre serbët që u arrestuan për blerje të uniformave të UÇK-së

Shtetasit serbë, D.D, D.D dhe V.J, të cilët u arrestuan dje në…

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…

Kush është Markus, zyrtari i lartë i BIA-s i afërt me Vuçiqin, “ai që mund të zgjidhë gjithçka”

Zyrtari i lartë i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA), Marko…