Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se ditët në vijim, institucionet e BE-së me mbështetjen e liderëve të kësaj organizate, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia janë të obliguar kontraktualisht të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin, dhe ka bërë të qartë se nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë do të braktisin rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka përkujtuar se Borrell ka deklaruar se “do t’i këshillojë të dyja palët në kryerjen e punës së tyre” në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë aneksin zbatues.

Zëdhënësi i BE-së, siç raporton “Danas”, nënvizoi se “tashmë do të jenë në lojë reputacioni dhe besimi ndërkombëtar në Kosovë dhe Serbi, kështu që duhet të tregohen si partnerë të besueshëm për BE-në, prandaj është e nevojshme të zbatohet ajo që kanë premtuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Von Cramon: Asociacioni përfshihet në pakon finale të marrëveshjes, ndryshimi i kufijve është toksik

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se…

Top Story/Si u vranë Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj (Video)

Një tezë u hodh se polici shqiptar Osmani i mbetur i vrarë,…

Policia e Kosovës e gatshme të jetë anëtare e INTERPOL-it

Policia e Kosovës është e gatshme të jetë anëtarë e INTERPOL-it dhe…

Kreu i NATO-s bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje…

Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se thirrjet oa roaming për qytetarët…