Ka përfunduar seanca e njëmbëdhjetë për rastin e zjarrit në Spitalin modular në Tetovë informon Tetovasot.
Fjal;t përfundimtare rreth këtij procesi do të mbahen më 25 Prill.
Siç raporton gazetari i Tetovasot Nevrij Ademi sot janë marrë në pyetje edhe dy punonjës të sigurimit dhe një mjek specialist .

Vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot prej orës 11 vazhdon procesi gjyqësor për zjarrin në spitalin modular të Tetovës në vitin 2021 kur jetët i humbën 14 persona. Në sallën gjyqësore duhet të vazhdojë marrja në pyetje e dëshmitarëve të rinj të cilët janë thirr me kërkesë të avokatëve të të akuzuarve.

Në seancën e kaluar gjyqësore më 21 mars ishin marrë në pyetje profesorët universitarë të cilët në procedurën parahetimore kishin përgatitur të dhëna të ekspertëve dhe mendim në formë të shkruar, si dhe dy motra medicinale, të angazhuara në spitalin modular.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit Klinik në Tetovë si person juridik në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk i kishin kryer veprat për të cilat akuzohen.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, kur jetët i humbën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar filloi më 7 dhjetor 2022 pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë procesi gjyqësor ishte shtyrë disa herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të zhvillojnë takime…

“Arafat Muaremi bëri paradë, dha dorëheqje një ditë pasi i kaloi mandati”, tha Ruskoska

Prokurorja e suspenduar Villma Ruskoska sot e komentoi dorëheqjen e drejtorit të…

Aggeler: Në listën e zezë amerikane, më shumë se një shtetas i RMV-së

Lufta kundër korrupsionit mbetet në fokus të politikës amerikane ndaj Maqedonisë së…

OBSH: Mbi 95 për qind e personave të vdekur në Evropë kanë qenë mbi 60 vjeç

Më shumë se 95 për qind e të vdekurve nga pasojat e…

Regjistrohen 633 shkelje të masave mbrojtëse, izolohen 336 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…