Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e ka dorëzuar një version publik me emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.
Këta emra janë pjesë e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
ZPS ka publikuar edhe zonat në të cilat thuhet se janë vrarë viktimat. Aty prin Klina me 25 viktima, pasuar nga Malisheva me 14, pastaj Lipjani e Rahoveci me nga 11, Drenasi me 10, Skenderaj me 8, Podujeva me 6, Ferizaj me 5, Gjakova me 3, si dhe Prishtina, Gjilani e Suhareka me nga 2 viktima.