Gjykata Speciale ka kërkuar dorëzimin e parashtresave lidhur me rishikimin e masës së paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Gjykatësi Nicolas Guillou në parashtresën mbi rishikimin e paraburgimit për Salih Mustafën, ka potencuar se rishikimi i masës së paraburgimit për Mustafën duhet të ndodhë pas skadimit të dy muajve nga vendimi i fundit për paraburgim.

“Para dhënies së një vendimi për rishikimin e masës së paraburgimit për z.Mustafa, Gjyqtari i Procedurës paraprake do të shqyrtojë parashtresat e palëve për këtë çështje”, thuhet në kërkesën e gjykatësit Guillou, shkruan Telegrafi.

Guillou ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar të paraqesë parashtresat me shkrim deri të mërkurën më 13 janar 2021, nëse ekzistojnë ende arsyet për ndalimin e mëtutjeshëm të Salih Mustafës, ose nëse ndalimi i tij duhet të ndërpritet.

Po ashtu edhe nga pala mbrojtëse është kërkuar të paraqesë parashtresat me shkrim deri të hënën më 18 janar 2021 lidhur me vazhdimin apo jo të paraburgimit për ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa.

Vendimi për dorëzimin e këtyre parashtresave është marrë më 5 janar 2021, por që është bërë publik së fundmi.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator 2020, ai nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor 2020, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Kurse më 23 nëntor 2020, gjykata kishte vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…