Gjykata Speciale e ka dënuar me 26 vjet burgim Salih Mustafën.

Mustafa është shpallur fajtor për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës, njofton Klan Kosova.

Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

Mappie Veldt-Foglia – kryetare e trupit gjykues
“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”.

Momenti kur Salih Mustafës i shqiptohet dënimi
Mustafa është akuzuar dhe shpallur fajtor për ndalimin e gjashtë personave në kompleksin e BIA-s, ku sipas aktakuzës, janë trajtuar mizorisht dhe njëri prej tyre ka përfunduar i vrarë.

Sipas kryetares së trupit gjykues, Mustafa edhe vetë i ka torturuar dy prej tyre.

Kujtojmë se BIA ka qenë një njësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Prishtinës, i cili është shpërbërë pas luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Buxhovi: Kjo është formula e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Historia njeh vetëm realitetet, që i vendos logjika e saj, që rëndom…

Qeveria: Në dialogun me Serbinë do të kërkohet konsensus, tema e parë fati i të pagjetur

Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti do ta udhëheqin dialogun me Serbinë në…

Berisha “thumba” Bashës: Lavdi Zotit koha e tij mori fund! Të bëhet gati Rama
28/12 19:05

Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në ceremoninë…

Japonia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë familjet e Putinit dhe Lavrovit

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet…

Çka e ka gjetur Shaqir Fetain?

Në fb-un e vet “turli-tavë”, Shaqir Fetai paska nisur të na lë…