Katër vjet më parë, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Eketarina Trendafilova, kishte folur për periudhën e paraburgimit.

“Ne jemi përgatitur që ta sigurojmë kornizën ligjore që do t’i shërbejë qëllimit të sigurisë së gjithkujt që do të paraqitet para gjykatës dhe proceseve të drejta për të gjithë të akuzuarit. Andaj kemi ardhur në përfundim se paraburgimi nuk mundë të zgjasë më shumë se 1 vit”, kishte thënë Trendafilova.

Duke iu referuar ligjeve të Dhomave të Specializuara, Trendafilova kishte thënë se të dyshuarve nuk mund t’u zgjatet afati i paraburgimit për më shumë se 1 vit. Por tash gjykata speciale në përgjigje për RTK-në, deklaratën e Trendafiloves e arsyeton me rrethanat tjera që ishin në atë kohë.

“Periudha njëvjeçare së cilës i referoheni në Rregullore, ka të bëjë me të dyshuarit dhe jo me personat e akuzuar ndaj të cilëve është konfirmuar aktakuza. Intervista e Presidentes ishte në nëntor 2017, pra më shumë se 4 vjet më parë, përpara se Dhomat e Specializuara të fillonin ndonjë procedurë gjyqësore. Në atë kohë, Presidentja nuk u referohej rrethanave aktuale, ku Dhomat e Specializuara kanë tetë të akuzuar në paraburgim për të cilët janë konfirmuar aktakuzat”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Juristët deklarojnë se pas konfirmimit të aktakuzës dhe kur të dyshuarit janë në paraburgim, procedurat duhet të zhvillohen më shpejt.

“Ditë më parë, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i ka kërkuar gjyqtares, shtyrjen e afatit për shqyrtimin e paraburgimit dhe një gjë e tillë i është pranuar mbrojtjes”, thotë Talant Hodaj, avokat. /rtk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mehaj përkujton ushtarët e rënë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s…

Rusia duhet të largohet nga G20

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se beson që Rusia…

Studimi: 99% e viktimave tashmë kanë pasur këtë të përbashkët

Më shumë se 99% e viktimave nga koronavirusi në Itali janë njerëz,…

Quni: Nuk jemi të interesuar për luftë, por nëse është e pashmangshme, prapë do të fitojmë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb,…

Familja e zëdhënësit të Kremlinit sanksionohet nga SHBA-ja

Familja e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, është sanksionuar nga qeveria amerikane.…