Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në pres konferencën pas takimit me liderët politikë mbi situatën me virusin korna në vend theksoi se qeveria ka njoftuar liderët për masat dhe planet mbi kontrollimin e situatës. Spasovski theksoi se liderët ashtu edhe siç pritej u pajtuan që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër.

“Unë dhe ministri Filipçe i njoftuam liderët mbi situatën dhe planet mbi të ardhmen. Mbi gjitha është me rëndësi se të gjithë u pajtuam se shëndeti publik është më i rëndësishëm se gjithçka. Në mbledhjen e sotme të qeverisë do të shqyrtojmë rekomandimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që të anulohen tubimeve pa marrë parasysh numrin pjesëmarrësve, mbylljen e kafiterive pas orës 18:00, mbylljen e teatrove, kinemave.  Partitë politike duhet të tregojnë shembull dhe të respektojnë masat e qeverisë. Shfrytëzuesit e mediave sociale mos të shpërndajnë lajme të rreme në lidhje me Covid 19, për çfarëdo informacioni duhet të konsultohen nga institucionet relevante”-pohoi mes tjerash Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qeveria shqyrton mbledhjen e Kuvendit për rishqyrtimin e buxhetit pas situatës me virusin korona, Spasovski tha se gjendja nuk është alarmante dhe për momentin nuk ka nevojë për një veprim të tillë.

“Në takim ka qenë edhe kreu i Kuvendit, për momentin kemi buxhet likuid dhe stabil, nëse vijmë deri te ajo situatë sigurisht se është e paraparë edhe me Kushtetutë se si të veprohet. Në rast të përkeqësimit të situatës, mallërat rezervë të shtetit janë të mjaftueshme.”-tha mes tjerash Spasovski.

Spasovski theksoi se në takimin e sotëm nuk është diskutuar për anulimin eventual të zgjedhjeve, por kryesisht është biseduar për zhvillimin e kampanjës komfor masave të qeverisë.

“Për momentin nuk kemi biseduar për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak se nuk shohim një nevojë të tillë. Për momentin është me rëndësi që ta përshtatim kampanjën komfor masave të parapara nga qeveria. Shtabi i krizave do të informojë çdo ditë përmes mailit partitë për situatën”-theksoi Spasovski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…