Njësia e Inteligjencës Financiare e ka njoftuar MPB-në për rastin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri, i cili dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare në hetimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL).

Në pyetjen se si është njoftuar MPB-ja për këtë rast, ministri u përgjigj:

“Çdo tentativë apo indicie se ka ndonjë krim apo korrupsion të lartë qoftë edhe në organet shtetërore, ndiqet penalisht. Pra, të gjitha këto aktivitete, mbi të gjitha Zyra e Inteligjencës Financiare i monitoron transaksionet financiare, sapo të ketë dyshime të informojë Prokurorinë Publike kompetente dhe MPB-në, ne veprojmë në lidhje me këto akte. Sigurisht, për rastin konkret që përmendët, është trajtuar në atë mënyrë. Ne do ta bëjmë punën tonë në mënyrë profesionale, por në fund duhet të vlerësohen provat nga gjykata dhe të merren vendimet.”

“Nuk është rasti i parë që na ka ndodhur nga objekte të tilla, nga fabrikat e kanabisit mjekësor që të kemi eksporte apo në disa raste edhe vjedhje të lëndëve narkotike. Për këtë ka reaguar edhe në të kaluarën policia. Janë kryer disa veprime të tilla dhe autorët janë vënë para drejtësisë. Sigurisht që kompanitë kanë kompetencë për sigurinë e objekteve dhe depove, sipas të gjitha rregulloreve, ndërsa mbikëqyrjen nga ky aspekt e kryen Ministria e Shëndetësisë. Që të angazhohemi maksimalisht në pjesën e kontrollit dhe mbikëqyrjes që është në kompetencë të Ministrisë së Brendshme. Kjo është një vjedhje për të cilën mblidhen të dhëna, gjithçka me qëllim që autorët të gjenden dhe të ndëshkohen. Të gjitha grabitjet e ngjashme deri më tani janë zbardhur”, tha Spasovski.

Muahmed Zekiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Zekiri dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kusari-Lila: Për dialogun me Serbinë duhet unitet politik

Ushtruesja e detyrës së Kryesueses së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza…

Borrell: Retorika e përçarjeve në shtetet e Ballkanit Perëndimor e pengoi integrimin në BE

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka…

Zjarri që shpërtheu në një shtëpi për të sëmurë mendorë në Çeki, ia ka marrë jetën disa personave

Së paku tetë persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë…

Facebook themelon “gjykatë” për ankesat e përdoruesve

Kompania Facebook ka zbuluar planin për të krijuar një bord të pavarur…

Forcat ukrainase ‘arrijnë në kufirin rus’ pranë Kharkiv

Guvernatori i Kharkiv ka njoftuar se trupat që mbrojnë rajonin ukrainas kanë…