Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka uruar kryeministrin e ri të zgjedhur dje në Kosovë, Albin Kurtin, për formimin e qeverisë së re.

Spasovski në rrjetet sociale ka uruar Kurtin në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, duke shfaqur shpresë për ndërtimin e bashkëpunimit të afërt.

“Urime kryeministrit Albin Kurti për formimin e qeverisë së re. Shpresoj që në periudhën në vijim do të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunim më të afërt në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonsië së Veriut”, shkroi Spasovski.

Ndër zyrtarët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që kanë uruar Kurtin, është edhe kryediplomati Nikolla Dimitrov, i cili në rrjetet sociale formimin e qeverisë së re të Kosovës e cilësoi si të rëndësishme për vet vendin, por edhe për rajonin.

“Një ditë e rëndësishme për miqtë dhe fqinjët tanë, Kosovën, por edhe për rajonin. Urime dhe mezi pres për të punuar me homologun tim të ri, Glauk Konjufca dhe qeverinë e Albin Kurtit drejt rritjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe ofrimit të një perspektive më të mirë për rajonin tonë. Urime fqinj i mirë”, shkroi Dimitrov.

Dje, pas katër muajve vonesë, me shumicë votash Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e qeverisë së re të vendit, të kryesuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes (VV), i cili arriti marrëveshje për koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të tetorit të kaluar në Kosovë, partia e Kurtit arriti të grumbulloi më shumë vota, ndjekur me një rezultat të ngushtë nga LDK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Serwer: Do të ishte jashtëzakonisht me rëndësi që Greqia të njoh Kosovën

Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Evropa…

Rrjedhja e informacioneve për aksionet në veri, ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda për policët pjesëmarrës

Në një aksion të Policisë së Kosovës në veri dyshohet se kishte…

Vdes një 34 vjeçar në Prishtinë, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Të premten rreth orës 04:00 të mëngjesit është raportuar në polici për…

Detaje nga rasti i sotëm që shqetësoi banorët e Çairit

Të shtëna armësh shqetësuan banorët e Çairit pasditen e sotme. Nuk raportohet…

Reagon Izraeli pas deklaratave të Lavrov për origjinën hebreje të Hitlerit

Ministria e Jashtme izraelite ka thirrur ambasadorin rus në Izrael në shenjë…