Sllovakia do të konsiderojë dërgimin e aeroplanëve luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik në Ukrainë, por vetëm nëse mund të organizohet mbrojtje alternative për hapësirën e saj ajrore, ka thënë kryeministri i vendit, Eduard Heger.

Ukraina ka kërkuar armë të rënda dhe aeroplanë si pjesë e mbrojtjes së saj kundër Rusisë, raporton skynews.

Vendet perëndimore kanë filluar gjithnjë e më shumë furnizimin me armë, por diskutimet e mëparshme për sigurimin e MiG-29 – të cilët përdoren gjithashtu nga Polonia dhe Bullgaria – u ndërprenë.

Kjo për shkak se planet u perceptuan si shumë të rrezikshme në rritjen e tensioneve midis Rusisë dhe NATO-s.

Sllovakia tashmë i ka dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 të projektuar nga Bashkimi Sovjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Maqedoni e Veriut: 10 humbje jete dhe 813 raste të reja me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24…

Sali Berisha e paralajmëron kryeministrin Rama për seri protestash të pafundme të PD-së: Ky uragan, ky ortek nuk ndalet më!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në protestën e organizuar sot në Tiranë,…

Protestuesit rrëzojnë një tjetër statujë në Washington

Protestuesit, që po kërkojnë drejtësi racore në Shtetet e Bashkuara, kanë rrëzuarnjë…

Gëzhoja plumbash para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë në Shkup

Mëngjesin e sotëm para dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë…

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare

Aksion policor në disa vendbanime shqiptare. Patrullime dhe kontrolle në rajonin e…