Shaqir Fetai në fb-un e vet publikon një “informacion” i cli në vete përmbanë tërë atë botë të ndyrë, atë përpjekje hipokrite, atë ndiesi të tij për veprime permanente imorale. Flet për një iftar të shtruar në vendlindjen e tij, në Çegranin e tij të dashur por që nuk e do askush! Nuk tregon se kush e ka shtruar por iftarin e prezanton si “vepër madhore”! Kështu mund të mendojë vetëm një trutredhur!
Tutje, asnjë fjalë për atë se në ç’vend organizohet, asnjë falënderim për organizatorët, asnjë përmendje e emrit të organizatorit, asnjë falënderim ndaj atyreve që e shtruan dhe që e mundësuan atë iftar.
Ashtu siç flet Shaqir Fetai në një inçizim filmik që i duhet si raport për diku gjetiu (!), krijohet përshtypja se shtrues i këtij iftari është vetë Shaqir Fetai, apo bashkësia “fetare” e tij! Nëse iftarin e shtron këshilli i xhamisë vetëm për xhematin e vet, kjo mund të pranohet deri diku, sepse kishte një prani shumë të kufizuar të njerëzve! Nëse iftarin e shtron kryeplaku i Çegranit, ky do të ishte një fiasko “partiake”! Por ama, nëse këtë e shtron katundi i Çegranit për nderë të pseudohoxhës së tyre, Shaqir Fetai, atëherë këtu mund të pranohet gjithçka! Një numër i vogël i bashkëfshatarëve të tij, militantë partiakë, që shtrojnë iftar për Shaqir Fetain por që nuk janë më shumë se nja 100 persona, që do me thënë se tërë katundi Çegran e bojkoton Shaqir Fetain, nuk e duan, madje nga fundi, sapo e merr mikrfonin në dorë Shaqir Fetai, ngriten nga tavolina, ikin, shikohen edhe në kuadro filmike tavolinat e fundit bosh! Një selam për Shaqir Fetain – nuk je i dëshiruar as në vendlindjen tënde. Deri në syfyr ia kanë bërë muhabetin se si injoranti deshti ta vjedhë një iftarë të tërë e ta përshkruaj si “vepër” të veten!
Në këtë iftar, Shaqir Fetai u përkujdes që bashkëfshatarët e vet t’i nderojë duke ua sjellë një mysafir nga Emiratet e Bashkuara por që vetëm e përshëndeti si “mysafir arab”, pa treguar se kush është, çka është, çka kërkon në këto anë etj. Po, një përshëndetje të veçantë ia bëri “nëpunësit” të vet Ismet Ademit, të cilin, moderatori i “iftarit” e prezantoi si bashkëpunëtorë të ngushtë të arabit! Ismet Ademi, “nëpunësi” i Shaqir Fetait, bashkëpunëtor i ngushtë i mysafirit nga Emiratet e Bashkuara Arabe?!
Do ta vjedhin edhe këtë mysafir ashtu siç u munduan ta vjedhin edhe iftain e mbrëmshëm të shtruar diku, në një “vend enigmatik” (të pashpjegueshëm) të Çegranit e të shtruar nga “qenie misterioze”, sepse nuk u përmendën fare!
Këtë vjedhje klasike mund ta organizojë vetëm Shaqir Fetai, edhe atë për t’i turpëruar çegranasit në shenjë hakmarrje për urrejtjen e tyre që e kanë të haptë karshi Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti flet me Engel, e fton ta festojë ditëlindjen në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kongresistin…

Gjermania kërkon të ulen tensionet, Berger: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel…

Te i Madhi Zot arrinë vetëm përkushtimi i të devotshmit

Mesazh për Kurban Bajramin, 2021 Me të vërtetë, Ne të kemi dhënë…

The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës në Kosovë duhet të skualifikohen për “abuzim me autoritetin”

Avokatët britanikë pretendojnë se ndjekja penale e veteranit kosovar, Nasim Haradinaj ka…

Kriza në Ukrainë – si duhet NATO t’i përgjigjet Rusisë?

Për muaj të tërë, kambanat e alarmit kanë goditur preokupimin ndërkombëtar me…