Mijëra vetë kanë rënë pre e një mashtrimi në Indi ku njerëzve u janë dhënë vaksina të rreme koronavirusit.

Një sërë personash kanë përfunduar në pranga për këtë skandal, mes tyre edhe mjekë e punonjës shëndetësore. Vishal Thakur, zyrtar i lartë i departamentit të policisë në Mumbai tha se njerëzve që prisnin të vaksinoheshin kundër Covid 19, u është administruar thjesht ujë me kripë.

Dozat e rreme llogaritet t`i kenë marrë të paktën 2500 persona. Ideatorët e skemës u merrnin dhe para viktimave të tyre, e deri tani kishin fituar gati 30 mijë dollarë. Zyrtari pohoi se mjekët e arrestuar kishin përdorur një spital për të lëshuar certifikata të rreme, e merrnin aty shishka e shiringa. 14 persona janë ndaluar deri tani, por vala e arrestimeve pritet të vazhdojë, thotë CNN.

India u gjunjëzua nga koronavirusi në periudhën prill-qershor, ku miliona vetë u infektuan e dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në mbarë vendin. Pasi mbërritën pikun në muajin maj, rastet ditore nisën të bien duke lehtësuar trysninë mbi sistemin e mbingarkuar shëndetësor të vendit, ndërsa autoritetet i përshkallëzuan përpjekjet e tyre vaksinimit. Varianti indian e më i infektues i koronavirusit, Delta, po përhapet tani në pjesë të ndryshme të botës e në disa vende kërcënon të kthehet në shtamin mbizotërues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…