Skandal në Katar, futbollistët serbë mbajnë hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit të tyre në dhomat e zhveshjes

Serbia humbi ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit përballë Brazilit, me një lojë që u dominua nga 5 herë kampionët e botës.

Megjithëse një disfatë me dy gola dhe 0 pikë në fund të 90 minutave, tifozët serb kanë zgjedhur ta lënë pas futbollin dhe të shpalosin simbole nacionaliste në stadium.

Ata kanë hapur një falmur ku shihet harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. Dhe jo vetëm kaq. I njëjti flamur është gjendur edhe në dhomën e zhveshjes të lojtarëve serbë.

Mbi hartën ku duket Kosova shkruhet “Nuk ka dorëzim”, edhe pse futbollistët serbë iu dorëzuan Brazilit në fushën e lojës.

Një provokim i tillë është i ndëshkueshëm sipas rregullave të FIFA-s, megjithatë deri tani nuk ka ardhur ende ndonjë reagim.

Kujtojmë që Serbia është në një grup me Zvicrën e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, të cilëve iu është ndaluar të festojnë me “shqiponjën dy krenare” në këtë botëror, ndërsa në atë paraardhës u ndëshkuan me gjobë për një festë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ministria e Mbrojtjes reagon pas ndalimit të dy pjesëtarëve të FSK’së nga policia serbe

Zëvendësministri i Mbrojtjes në detyrë, Burim Ramadani, ka reaguar pas ndaljes së…

Dymbëdhjetë rastet e reja me Kovid-19 në Shkup janë nga Gazi Baba, Buteli, Çairi, Saraji, Karposh 1 dhe Aerodromi

Nga 37 të infektuarit e rinj me Kovid-19 të regjistruar gjatë 24…

FOTO shqetësuese

Çka flet fotoja ku shihet Shaqir Fetai me ekselencën e tij, ambasadorin…

Toçkov: Rezultati i fluksit të fundjavës në Ohër, do të shihet pas dhjetë ditëve

Për dhjetë ditë do të shihet nëse fluksi i vizitorëve në Ohër…

Reuters: SHBA-ja, bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e afganëve

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me…