Borrell: S’ka alternativë veç dialogut, palët do takohen sërish

Ka përfunduar pa një marrëveshje edhe raundi i dytë i takimit trepalësh mes liderëve të Kosovës, Serbisë dhe  ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian që u mbajt këtë të enjte në Bruksel. Pavarësisht angazhimit direkt të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialogun Miroslav Lajçak, Kurti dhe Vuçiç nuk arritën edhe një herë tjetër të sheshojnë mosmarrëveshjet e shumta mes dy vendeve, sidomos sa i përket çështjes së reciprocitetit për targat dhe dokumentet.

“Nuk kemi një marrëveshje sot, më vjen keq. Por ky nuk është fundi. Të dy liderët janë pajtuar që procesi ka nevojë që të vazhdojë dhe se diskutimet do të rinisin në ditët në vijim. Ka ende kohë deri në shtator. Unë nuk heq dorë”.

Megjithatë sipas Brukselit takimi shërbeu që palët të kuptojnë se nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut.

“Qëllimi i këtij takimi ishte qetësimi i situatës në terren. Të dy udhëheqësit patë mundësinë të diskutojnë në detaje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse mes dy vendeve. Të dy udhëheqësit e kuptuan se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut për të zgjidhur problemet”.

Kryeministri Kurti nuk pati asnjë reagim për takimin, ndërsa Vuçiç në një video të postuar në rrjetet sociale tha se kompromisi mund të vijë në ditët në vijim vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli.

Sipas detajeve që janë dhënë nga qeveria Kurti në Kosovë, në thelb të marrëveshjes përveç reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet ishte edhe njohja reciproke. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

76-vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 76 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta…

Tërhiqet ambasadori maqedonas nga Tokio, u akuzua për ngacmim seksual

Goran Çekov, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tokio, është tërhequr nga…

Stoltenberg: NATO do të reagojë ashpër nëse Rusia pushton Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi unitetin e aleancës së…

Kosova themelon grupin punues për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e Grupit Punues…

Kurti: Thaçi po thotë me amerikanë e pa evropianë, unë them me të dyja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se presidenti Hashim Thaçi ka qëndrim…