Gjatë këtij viti do të dhurohen dy Çmime Nobel për Letërsi për shkak se vitin e kaluar nuk u dha një çmim i tillë. Kjo gjë kishte ndodhur për shkak të një skandali në Akademinë e Suedisë.

Çmimi i vitit të kaluar ishte tërhequr për herë të parë që nga viti 1949 për shkak se bashkëshorti i një anëtareje të jurisë ishte burgosur për sulm seksual. Pas një takimi që u mbajt të hënën, Fondacioni i Nobelit njoftoi se ka ndërmarrë masa për krijim të kushteve që të kthehet besimi në këtë institucion. Për këtë arsye, fituesit e vitit 2018 dhe vitit 2019 do të shpallen në vjeshtë të këtij viti.

Ndryshimi më i madh në këtë ceremoni do të jetë caktimi i pesë anëtarëve të pavarur dhe të jashtëm. Këta anëtarë do ta ndihmojnë Akademinë Suedeze për t’i zgjedhur fituesit e Çmimit Nobel për vitet e ardhshme.

Deri tash nuk është ditur mënyra e saktë e përzgjedhjes së fituesve. Ajo që dihet është se rreth 200 kandidatë shqyrtohen gjatë muajit shkurt, një listë më e shkurtër hartohet në muajin maj, ndërsa pesë kandidatët e fundit përcaktohen gjatë verës.

Dorëheqjet e vitit të kaluar e kishin lënë Akademinë Suedeze me më pak se 12 anëtarë, të cilët janë të nevojshëm për ta përzgjedhur dhe shpallur fituesin e këtij çmimi, shkruan “The Guardian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjysmëfinalet e “Eurovision”, kualifikohen 10 të parët

Dhjetë vende, përfshirë Serbinë dhe Slloveninë, u kualifikuan për natën finale të…

Kulturimi i mediave dhe bizneseve

Midis nesh Mediat vizive janë një nga mjetet më të përshtatshëm për…

Kulturë me ndërkëmbëza

Midis nesh Ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përmbytja e vlerave tashmë…

TË SHKRUARIT E LETËRSISË ËSHTË NJË PROCES I NDËRLIKUAR

HEJZA me Gëzim Aliun, shkrimtar dhe studiues Gëzim Aliu (1977) është shkrimtar,…