Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për sanksione evropiane kundër udhëheqësve politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë që vënë në pikëpyetje strukturën shtetërore.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, ministri i jashtëm tha në margjinat e një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel se duhet të konsiderohet një qasje më e ashpër për të ndalur zhvillimet aktuale.

Sanksionet, tha ai, do të drejtohen kundër atyre që vënë në dyshim strukturën shtetërore, përpiqen të nxisin njerëzit të urrejnë ose duan të ndërpresin lidhjet me Bashkimin Evropian.

“Zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë jashtëzakonisht shqetësuese”, citohet të ketë thënë Maas.

“Ne në Bashkimin Evropian nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj”, shtoi ai.

Në këtë kontekst, Maas vuri në dukje se Dodik, i cili njoftoi një tërheqje graduale nga institucionet shtetërore, duke përfshirë tërheqjen nga ushtria, po minon arkitekturën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjashtë të vdekur pas përplasjes së avionëve në Dallas

Gjashtë persona u vranë pasi dy avionë të vjetër ushtarakë u përplasën…

Gjenden rrënojat e aeroplanit me 28 persona, të zhdukur në Rusi – ekziston frika se nuk ka asnjë të mbijetuar

Ekipet e kërkimit kanë gjetur rrënojat e aeroplanit të pasagjerëve An-26 me…

Sot nuk ka orë policore, prej nesër do të filloj nga ora 24:00 deri në 04:00 të mëngjesit

Orë policore sot nuk do të ketë për shkak të Fitër Bajramit,…

Rrugëtimi ‘më jetëshkurtër’ si kryeministre e Britanisë së Madhe – si ndodhi ‘ngritja dhe rënia’ e Liz Truss?

Vetëm 45 ditë pasi u bë kryeministre, Liz Truss ka njoftuar se…

Dhjetëra eurodeputetë kërkojnë heqjen e roamingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga…