Një javë para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është kryer nga 5 deri më 30 shtator të vitit të kaluar, e gjithë vëmendja është kthyer kah Enti Shtetëror i Statistikave.

Interesimi i publikut për rezultatet është i madh, pasi kanë kaluar 20 vjet nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vitin 2002, duke qenë se regjistrimi i vitit 2011 filloi por nuk mbaroi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ESHS-së Apostoll Simovski, në një deklaratë për “Deutsche Welle”, u shpreh i lumtur për mbylljen siç tha, me sukses të procesit të regjistrimit.

“Kemi bërë një punë të shkëlqyer në rrethana komplekse – në verë, gjatë pushimeve, në mes të punës sezonale në bujqësi, në sfidat e pandemisë dhe në thirrjet për bojkot të regjistrimit … Kemi përfunduar operacionin statistikor sipas të gjitha standardeve. Jam i kënaqur që e korrigjuam atë turp nga regjistrimi i dështuar në vitin 2011”, tha drejtori i ESHS-së për “DW”.

Ai ka folur edhe për deklaratën e tij ditë më parë, ku në një paraqitje publike tha se pret të ketë kritika pas publikimit të rezultateve të regjistrimit. Simovski për këtë çështje tha se nuk iu është referuar partive politike, duke shtuar se mund të ketë miliona njerëz që mund të thonë “nuk më pëlqen rezultati”.

Ndërsa në lidhje me personat që nuk janë regjistruar, Simovski tha se të dhënat e tyre janë marrë nga regjistri me të dhëna.

Simovski pret që regjistrimi i ardhshëm të jetë më i shpejtë dhe më i thjeshtë, si dhe pa regjistrues në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pas prangosjes së ish-kryetarit të Shtërpcës, Rada Trajkoviq: Arrestimet e sotme, do t’i ndihmojnë më së shumti serbët në Kosovë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës…

Zaev: BDI është e zhytur në korrupsion

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar gjatë intervistës për emisionin “Shqip” të…

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur…

Meta: Amerikanët mund të më vrasin edhe nëse duan

Kim: Kërcënimet dhe nxitja e dhunës meritojnë dënim Presidenti i Republikës Ilir…

Plagoset me armë zjarri një banor i Dibrës

A.I. nga Dibra mbrëmë është plagosur me armë zjarri dhe për shkak…