Nën masa të rrepta të sigurisë është sjellë sot 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit në Banjën e Tetovës pak ditë më parë.
Pritet që sot para gjykatësit të procedurës paraprake, e mitura që dyshohet të ketë kryer vrasjen e 16 vjeçarit, të deklarohet edhe një herë para gjykatësit.
17 vjeçarja pranoi ditë më parë në Polici se kishte kryer vrasjen makabre natën e 21 dhjetorit të 16 vjeçarit nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.