Operatorët e dronëve që operojnë pranë ushtrisë ukrainase, kanë marrë një detyrë të veçantë nga zyra e kryeprokurorit.

Ata obligohen që çdo shkatërrim të ndërtesave nga sulmet ruse apo vrasje të civilëve, t’i filmojnë me qëllim që të dokumentojnë krimet e luftës që i ka bërë Rusia në këtë shtet.

Deri më tani qindra dronë kanë realizuar video të ndryshme në rajonet ukrainase, përfshirë Kharkivin ku pothuajse nuk ka mbetur as edhe një objekt pa u shkatërruar.

E pas analizimit të pamjeve dhe dokumentimit të fakteve, do të ngritet padi për krime lufte nga Rusisë, që filloi pushtimin e këtij vendi në fund të shkurtit të vitit të kaluar.

Ukrainasit vazhdimisht mbajnë në ajër këto fluturake pa pilot për të observuar çdo lëvizje të trupave pushtuese, ndërsa nga fillimi i luftës janë dëshmuar si tejet efikas dhe armë e fuqishme ndaj pushtuesit.

Me të marrë informacione për lëvizje të ushtrisë ruse në terren, operatorët informojnë eprorët e tyre, që më pas ato koordinata ia japin njësive artilerike që fillojnë t’i godasin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti Begaj: Më 23 Janar mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar

Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet të hënën e 23 Janarit…

Rusia nuk ka më kontroll të plotë në asnjërën prej katër krahinave të ‘aneksuara’ të Ukrainës

Rusia nuk ka më kontroll të plotë të asnjë prej katër provincave…

Dy të vrarë dhe 14 të plagosur në Oslo të Norvegjisë

Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo…

Haziri: Presidentja ishte nën llupën e dy milionë shqiptarëve, e dha provimin

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa…

Propagandistët rusë janë infiltruar në mediat serbe

Zheljko Mitroviq, drejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv serb Pink, së fundmi…