Mënyra se si bëri karrierë Shaqir Fetai, atë e nxjerr në prototip të hipokritit klasik! Ndërsa, ajeti 107 i Sures Et Teube, për sojin e Shaqir Fetait, thotë: “(Hipokritë) janë edhe ata që ndërtuan një xhami për t’u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar mohimin dhe për të krijuar përçarje në mesin e besimtarëve, duke iu shërbyer ajo si pusi atyre që qysh më parë luftonin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, vërtet ata betohen: “Ne kishim për qëllim që të bënim vetëm një vepër të mirë”! Por Allahu dëshmon se në të vërtetë ata janë gënjeshtarë.” (Et Teube, 107)

Nga: Ilir Topi

Të gjithë ata që tashmë e njohin Shaqir Fetain, kudo që të paraqitet, kudo që të prezantohet, kudo që të përfshihet, e kanë një definicion shumë të qartë që e zbërthen tërësisht karakterin e tij negativ!
Të gjithë e dinë ecurinë e tij në karrierë, që nga vitet studentore në Sarajevë e deri më 27 maj të vitit 2020! Biografinë e tij tashmë e kanë pasqyrë të qartë çdo mysliman i vendit e më gjërë, çdo faktor i brendshëm apo i jashtëm! Pastaj, mënyra se si ai pranoi të instalohet në krye të BFI nga pushteti maqedonas, atë e zbërtheu deri në detaje më të imta dhe, sot, nuk ka njeri para të cilit shfaqet Shaqir Fetai që mos t’i përkujtohet intriga epike të paregjistruar ndonjëherë në historinë e BFI-së! E Allahu i Gjithëdishëm për intrigat dhe intrigantët thotë: “Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!” (El Muxhadile, 10)
Intriganti i sojit të Shaqir Fetait e ka frikë të vërtetën, e ka frikë Alllahun, e ka frikë të saktën, e ka frikë përparimin, prandaj, intriganti i fëlliqtë shpërfytyrohet në pamje të Shaqir Fetait dhe flet me gojën e tij “Nëse nuk më përkrahni mua, nëse nuk jeni me mua, do ju vie Afrim Tahiri dhe do ju nxjerrë të gjithëve jashtë”! Po pse? Çfarë qenkan këta përkrahja e të cilëve i duhet Shaqir Fetait? Pse qenkan kandidatë potencialë për t’u dëbuar nga BFI-ja e që të mirat e këtij Institucioni mund t’i shfrytëzojnë vetëm nëse do të jenë përkrahës besnikë të Shaqir Fetait? Nëse janë për t’u dëbuar, pse i mban rreth vetes Shaqir Fetai? Pse nuk mundet të funksionojë pa përkrahjen e tyre?
Të gjjithë e dinë se Shaqir Fetai e pati një “kryekomandant” që i zuri besë më shumë se çdo kujt tjetër mbi këtë dhe! Të gjithë e dinë se, ishte pikërisht ky Shaqir Fetah që i priu intrigës për ta tradhëtuar “kryekomandantin” e vet dhe për t’ia ngulur thikën pas shpine! Këtë fakt Shaqir Fetai nuk mund ta fshehë kurrë, nga kjo hipotekë ai kurrë nuk mund të shkarkohet dhe, këtë njollë turpi ai kurrë nuk mund ta fshijë nga balli i vet, si nuk mund t’u ik as shumë fakteve e dokumentave që flasin për prishuninë e tij!
Të gjithë e dinë mënyrën se si pranoi Shaqir Fetai që të shndërrohet në një shund instalacion të pushtetit maqedonas! Të gjithë e dinë se pse pranoi, çka do ta gjente nëse nuk do të pranonte ta zhvillojë tradhëtinë dhe puçin, të gjithë e dinë se kush e dirigjoi në këtë intrigë dhe, si rezultat i çkafit erdhi deri te zhvillimi i kësaj intrige! Thjesht, tashmë të gjithë e dinë se si u katapultua nga shërbimet sekrete në krye të BFI-së!
Nuk ka faktor në vend dhe më gjërë që nuk e dinë se Shaqir Fetai është njeri pa kurrfarë integriteti, është i kapur nga spiunazha, nga tradhëtia, nga hajnia, nga mëkatet e ndryshme; të gjithë ata që e rrethojnë ia dinë këto sifate por, nga ana tjetër, edhe vetë ai nuk mund të rrethohet nga më të mirët, nga më të ndershmit, nga më të devotshmit, por, do të rrethohet vetëm nga soji i vet, nga ata të cilët i mbanë në grusht si persona të korruptuar, të devalvuar e pa integritet!
Të gjithë e dinë se Shaqir Fetai e zhvilloi tradhëtinë duke u ndihmuar pikërisht nga këta që sot i ka bashkëpunëtorë të ngushtë dhe, pa dyshim, të gjithë presin, faktorët e brenshëm e të jashtëm që, pikërisht këta që e sollën me tradhëti në krye të BFI-së, pikërisht këta edhe ta tradhëtojnë! Sepse, ata veçmë e tradhëtuan më të dashurin e tyre (ish-reisul ulemanë), prandaj, as që pjerdhin për Shaqir Fetain!
Kudo ku paraqitet Shaqir Fetai, sakaq prej të pranishmëve ai kundrohet si hipokrit, si tradhëtar, si intrigant, si njeri që ia nguli thikën pas shpine njeriut që më së shumti në jetë bëri për Shaqir Fetain! Ai që e hëngër thikën pas shpine, jo që nuk e dinte se kush është Shaqir Fetai, jo që nuk e dinte se nga cilat kanalizime nëntokësore vinte, jo që nuk e dinte se çfarë mëkatari ishte, por, thjesht, e fali që t’i japë shansin e jetës, prandaj, ky fakt i pamohueshëm e depersonalizon tërësisht Shaqir Fetain në çdo vend e kuvend, para secilit njeri të arsyeshëm!
Nuk ka faktor i vendit dhe i jashtëm, brenda e jasht vendit, që tashmë nuk e dinë, që nuk posedojnë informacion, që nuk e kanë të qartë se kush është Shaqir Fetai. Ka prej disa “subjekteve” që i premtojnë “përkrahjen”, që e pranojnë për “reis” vetëm duke e keqpërdorur, vetëm duke e kundruar si mashë për të realizuar ndonjë projekt e synim të tyre që nuk është as hajri dhe as e mira e myslimanëve të vendit. Prandaj, sot, në Maqedoninë e Veriut, që kur u instalua Shaqir Fetai, kemi një lum dukurishë, një lum veprimesh ideologjike e sektariane, kemi një lum “projektesh” që nuk i bëjnë nder as shqiptarit por as përkatësit të fesë islame; thjesht, Shaqir Fetai na del projket që do ta përfundojë synimin e deorganizimit dhe defaktorizimit të BFI-së, të myslimanëve, të shqiptarëve!
Shaqir Fetai jo vetëm që kundrohet, porse, tashmë është tërësisht i zbërthyer si “projekt” i huaj prej të cilit duhet hequr duar një orë e më parë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediokri në konferencë

Shaqir Fetai po na udhëtuaka për në Kajro! Jo për të shprehur…

Ndërgjegjësimi si një vetëtimë

Një ditë, kur do të ndërgjegjësohet Shaqir Fetai mbase do ta provojë…

KULTURA DHE INTERESI NACIONAL

Kush është interes nacional në sferën e kulturës? A është gjuha? A…