Midis nesh

Shoqëria shqiptare, ndër të tjerë, njeh edhe shumë individë që nuk e dinë se çfarë është turpi. Të tillëve as s’u skuqet fytyre dhe as që u bëhet vonë se përpara të tjerëve bëhen jo vetëm të lexuar, por edhe të tejdukshëm.
“Demokracia” shqiptare prodhoi shumë analfabetë, të cilët sot i ke me bollëk edhe në krye të institucioneve shtetërore, përfshi edhe ato të karakterit kulturore. Por, më tragjikja do të ndodhë në ndërkohë, kur shumë intelektualë, për çështje leku do ta lakojnë boshtin kurrizor dhe do të vihen në shërbim të udhëheqësve analfabetë, të cilëve do t’u shërbejnë me devotshmëri. Një nga shërbimet e shumta të intelektualëve të lakueshëm është edhe huazimi i penës së tyre, përkatësisht shkruajnë shkrime në emër të analfabetëve. Dhe sakaq këta analfabetë na bëhen analistë të çështjeve me peshë kombëtare, pavarësisht faktit se ata arritën aty ku janë përmes formave antikombëtare.
Nuk është fshehtësi, por sot ke shumë individë që për një shumë të konsideruar shkruajnë libra (poezi, tregime, mbase edhe romane), duke e arsyetuar vetveten se këtë e bëjnë thjeshtë për ekzistencë, edhe përkundër faktit se dëmi është shumë i trishtueshëm se vështirësitë e tyre (nëse i kanë) ekzistenciale.
Nga ana tjetër, kemi edhe profile të atilla, të frustruara, me djallin në shpirt, që bëjnë intriga vetëm e vetëm pse nuk janë në qendër të vëmendjes së atyre që merren me segmente të kulturës. Ç’është më e keqja, ata (ato) arrijnë që edhe të tjerëve t’ua imponojnë mendimin e tyre, kurse kjo flet se janë të shumtë ata që presin të gatshëm dikush tjetër të mendojë për ta, pa u lodhur fare që vetë të bëjnë, së paku, një analizë sipërfaqësore, të krijojnë një mendim, me qëllim që të mos bie pre e lojërave të ndyta të atyre që kanë djallin në shpirt. Është për t’u habitur se si kapen në këto kurthe të ngritura disa personalitete që sado kudo kanë krijuar emër. Kjo i ngjan thënies popullore: “një budalla e gjuan gurin në përroskë dhe njëqind të mençur nuk mund ta gjejnë”.
Është shumë e dobishme të kemi shumësi mendimesh (të pjekura), por është tmerrësisht e dëmshme të kemi shumësi të intrigantëve, të atyre që presin dikush tjetër të mendojë për ta, të shkruajnë për ta e kështu me radhë. Kjo kategori që është shumë prezent edhe në qarqet letrare gjithsesi se duhet të injorohet, të mos përfillet, por edhe të detektohet dhe të luftohet, thjeshtë për ta ruajtur higjienën e gjithë asaj që është me vlerë….
/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

TRI ANULIME TË SHFAQJEVE QË NGRENË NJË PROBLEM SHUMË SERIOZ

Letër nga Tirana Këto ditë, Teatri Kombëtar i Tiranës anuloi tri shfaqje…

Kulturë partiake me figurantë!

Midis nesh Në këto 30 e sa vjet pluralizmi në Maqedoninë e…

Një panair ndryshe

Midis nesh Panairi më i madh i librit, ai që organizohet në…

Studime mbi Shqipërinë- ALBANOLOGU HAN NË PËRSHKRIMIN E DUKAGJINIT

Johan Georg von Hahn (1811-1869) ishte diplomat austriak dhe albanolog. Më 1847…