Ka dështuar mbajtja e seancës gjyqësore për djegien e Spitalit modular në Tetovë. Shkak për anulimin ishte mungesa e avokatit mbrojtës të ish drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës, Artan Etemi. Gjykatësi i lëndës, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 29 maj. Seanca gjyqësore për zjarrin në modularin e Tetovës ku humbën jetët 14 persona, ka filluar në 6 shtator dhe që atëherë, janë anuluar 14 seanca. Në seancën e radhës e cila do të mbahet në 29 maj, priten edhe fjalët përfundimtare para marrjes së vendimit përfundimtar. Në zjarrin për modularin e Tetovës, akuzohen 3 persona fizikë, përkatësisht ish Drejtorët e Spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi dhen Artan Etemi, mjeku Boban Vuçeski si dhe spitali i Tetovës si subjekt juridik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kancelari gjerman takohet me presidentin e Kinës

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka pritur sot në Pekin kancelarin gjerman, Olaf…

Abdulla Mehmeti: Askush nuk mund ta cenojë pronësinë intelektuale të tjetërkujt

R e a g i m ASKUSH NUK MUND TA CENOJË PRONËSINË…

Mijallkovit i hiqet paraburgimi për “PERANDORINË”

Gjykata Supreme e shfuqizoi arrestin shtëpiak për Mijalkovin për rastin “Perandoria” të…

Protesta të dhunshme në Hong Kong

Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët…

Prishtinë: Qytetari godet me grusht policin brenda stacionit policor

Policia e ka arrestuar një person (mashkull) pasi i njëjti gjatë kërkimit…