Policia e Tetovës informoi se dje një 54-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punëve ndërtimore. Rasti është raportuar rreth orës 15:40, kur në SPB Tetovë janë lajmëruar nga spitali klinik i Tetovës.

“Është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë L.B. (54) nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit, teksa ishte duke kryer punë ndërtimore në Çelopek të Tetovës rreth orës 14:30 mbi të është shembur dheu në kanalin që po hapnin. Ai është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar në ordinancën private në fshat për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin klinik të Tetovës. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektim dhe mbi trupin e pajetë do të bëhet obduksion. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, informoi SPB Tetovë.

Muajin e kaluar, më 14 korrik punëtorë të ndërtimit të moshës 50 dhe 63 vjeçare e humbën jetën duke punuar në Shipkovicë të Tetovës. Në atë kohë kanë ndërruar jetë A.A. (63) nga Selca e Tetovës dhe XH.C. (50) nga Republika e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3…

Numri i të vdekurve arrin në katër, pas shembjes së një ndërtese nga një shpërthim gazi në Itali – publikohen pamje tjera nga vendi i ngjarjes

Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi…

Miratohen pjesërisht mocionet, Prokuroria e Speciales urdhërohet të përmirësojë aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi i procesit të rastit të ish-krerëve të UÇK-së në Speciale, Nicolas…

Kurti flet me Cleverly: Situata në veri e qetë sepse s’ka sulme të urdhëruara nga Beogradi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin…

Komiteti i Helsinikit në Maqedoni publikon mënyrat e denoncimit të shkeljes së votës

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut njofton se të dielën…