Prokuroria rajonale nga qyteti bullgar Burgas ka urdhëruar ndalimin prej 72 orëve për shtetasin e Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas të Rumanisë, nën dyshimin për organizimin e transportit të paligjshëm të emigrantëve nga Afganistani.

Siç kumtoi Prokuroria, dy shtetasit e huaj akuzohen se në mënyrë të paligjshme u kanë ndihmuar personave me origjinë afgane për të qëndruar dhe transituar nëpër territorin e Bullgarisë.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për organizimin e transportit të paligjshëm të 26 emigrantëve afganë, të cilët janë zbuluar të dielën në fshatin Draganci në komunën Karnobat, në rajonin e Burgasit. Shtetasi rumun, megjithatë akuzohet për transport të paligjshëm të 27 afganëve, të gjetur të hënën në rrugën midis fshatrave Zhitosviat dhe Malina në komunën e njëjtë.

Shtetasit afganë janë transportuar me dy automjete motorike me markën dhe modelin e njëjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pritet të krijohet Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PSVE) u ka bërë thirrje 46…

Paloka: Në vend të betejës me Edi Ramën, zyrat e selisë së PD-së dhanë luftën mes njëri-tjetrit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka çeli Kuvendin Kombëtar të…

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Luftimet në Kiev me intensitet më të ulët

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një përditësim të situatës në…

Bolton të dëshmojë për Trump – Kërkesa e demokratëve në procesin e shkarkimit të presidentit

Demokratët ne Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkarkimit…

Inteligjenca britanike: Rusët kanë kaluar në mbrojtje totale

Ministria britanike e Mbrojtjes publikoi raportin e fundit të inteligjencës së saj…