Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar se përmes një telefonate, zëvendëskëshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer ia ka shprehur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti shqetësimet e ShBA-së në lidhje me situatën në veri të vendit.

Në njoftim bëhet e ditur se Finer ka kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre në, siç tha ai “lokacione alternative”.

“Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të krijuar kushte për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftim.

Finer gjithashtu ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Ohër, përcjell Klankosova.tv.

“Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Finer ka pasur bisedë telefonike edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, nga i cili ka kërkuar që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe, siç thuhet në njoftim, të ulë gjendjen e gatishmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediat serbe: Vuçiq, Vulin e Daçiq, trashëgimtarë të politikës së partnerëve të tyre, që kryen krime mizore ndaj shqiptarëve

Mafia serbe, e cila veproi, vrau brutalisht, copëtoi, pastaj i varrosi në…

Hiqet kufizimi për vaksinën e Johnson & Johnson

Në etiketën e vaksinës paralajmërim për mpiksjen e gjakut Përdorimi i vaksinës…

Italianët vërshojnë në jetën e natës, kryebashkiakët paralajmërojnë mbyllje

Të rinjtë italianë kanë vërshuar në rrugët e qyteteve, nga veriu në…

Itali e Greqi, çmimi i energjisë dyfish/ E gjithë Europa është në krizë për burimet e energjisë

Rritja e çmimit të gazit natyror po shkakton një krizë të re…

Hungaria kundër vendosjes së embargos ndaj gazit e naftës ruse

Budapesti mbetet kundër vendosjes së një embargoje të BE-së për naftën dhe…