Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia do të bartte “pasojat” në rast të vdekjes së udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar.

“Sa i përket hapave konkretë që do të ndërmarrnim, ne po shqyrtojmë lloje të ndryshme të dënimeve që ne do të vendosnim dhe nuk do t’i bëj të ditura publikisht në këtë fazë, por ne po bëjmë me dije për pasojat nëse Navalny vdes”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan për CNN-ën.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara së pari do të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe demokracitë e tjera në botë, në mënyrë që të vendosin sanksione në përgjigje të faktit se autoritetet ruse përdorën armë kimike kundër Navalnyt.

“Së dyti, ne kemi informuar qeverinë ruse se ajo që do të ndodhë me Navalnyn, i cili u burgos, do të jetë përgjegjësia e saj”, tha Sullivan.

Navalny, 44 vjeç, hyri në një grevë urie më shumë se tre javë më parë për të protestuar se autoritetet e burgut nuk e lejuan atë të ekzaminohej nga një mjek privat për shkak të dhimbjes së shpinës dhe humbjes së ndjeshmërisë në këmbët e tij.

Mjeku që ekzaminoi Navalny tha kohët e fundit se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej ndjeshëm.

Opozitari rus, i cili u trajtua për helmim me agjent nervor në Gjermani vitin e kaluar, po vuan një dënim me burg prej dy vjet e gjysmë në kampin e burgut Pokrov, rreth 100 kilometra nga Moska. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Covid-19, Tetova dhe Gostivari me më shumë të infektuar

Pas Shkupit dhe Tetovës, shifra të larta të të infektuarve me koronavirus…

Shqiptari i RMV-së arrestohet në Kosovë për vrasje!

Policia e Kosovës sot ka informuar se është arrestuar një shqiptar, shtetas…

Zaev: Jemi para VMRO-së në anketa

Partnerët e koalicionit të LSDM-së janë të pajtimit se duhet të vazhdojë…

KFOR-i në vend të kamionëve në Ujman

Në vend të kamionëve në Ujman tashmë janë vendosur KFOR-i. Protestuesit po…

Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e Uashingtonit, Albin Kurti zbulon lëvizjen e tij nëse zgjidhet kryeministër i Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme…