Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, nuk është i fokusuar në akuzën e Trump, ka thënë Shtëpia e Bardhë, duke përsëritur refuzimin e tyre për të mos komentuar detajet e çështjes në fjalë.
“Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan siç bën çdo ditë”.
“Kjo nuk është diçka që është në fokus për të”, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, shkruan AlJazeera.
Trump është arrestuar më parë, pasi ka hyrë në Gjykatën e New York, për të filluar seancën gjyqësore. Kujtojmë se gjykimi ndaj Trump ka nisur pasi i njëjti ka qenë nën hetim për një transfertë bankare prej 130,000 dollarësh nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, shkruan Aljazeera.