Nesër me fillim në ora 13 shqiptarët do të protestojnë në Vodno, para vilës së presidentit të shtetit. Shkak për protestën është deklarata e presidentit Stevo Pendarovski i cili vlerësoi se ngjarjet e 27 Prillit nuk kanë qenë akt terrorist, njoftojnë për gazetën Lajm organizatorët e protestës.
“Kjo është përzierje e presidentit të shtetit në Gjyqësor. Nese kërkon që autorët e 27 Prillit të mos dënohen për terrorizëm, atëherë presidenti të njejten gjë duhet ta kerkojë edhe për Grupin e Kumanovës dhe për rastin Monstra”, thotë për Lajm organizatori i protestës, Blerim Ahmeti.
Ai e ka paraqitur protestën në polici dhe ka kërkuar leje për mbajtjen e saj.
“Do të grumbullohemi direkt te Presidenca ku në shenjë revolte do të djegim fotografitë e Stevo Pendarovskit, Zoran Zaevit, Hristijan Mickovskit dhe Ali Ahmetit”, thekson Blerim Ahmeti, organizator i protestës./Gazeta Lajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij…

Turqia, sulm nga toka kundër kurdëve të Sirisë?

Plani pasi kurdët vranë 3 turq në një sulm me predha Këto…

Sot pritet të vijnë 208 mijë vaksina në Shqipëri

Shqipëria pritet të marrë dhe 208 mijë doza të tjera vaksinash. Lajmi…

Banka Botërore: Kemi zero tolerancë për mashtrim dhe korrupsion, mjetet duhet të arrijnë te shfrytëzuesit

Projekti për përgjigje urgjente të gjendjes me KOVID-19 i miratuar para pak…

Kim Jong-un: Koreja e Veriut mund të përdorë armët bërthamore, nëse provokohet

Kim Jong Un paralajmëroi përsëri se Koreja e Veriut mund të përdorë…