Qeveria e Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e kësaj jave ndihmën e Shqiperisë për tërmetin në Turqi në vlerën prej 1 milion euro.

Vendimi për donacionin 1 milion eurove nga qeveria shqiptare, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi, u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një bisede telefonike për një televizion turk.

Në emisionin dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, Rama dhuroi në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro, raporton Euronews Albania.

Në fjalën e tij, Rama tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e vitit 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Këto janë shtetet që po e bojkotojnë ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Turqia dhe Kroacia do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Kosovës në bojkotimin e…

Merret vendimi nga Arben Vitia: S’mund të shkoni në dasma pa qenë të vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe…

Hapja e arkivave të UÇK-së, reagon shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot se…

Vritet truproja e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud

Televizioni shtetëror në Arabinë Saudite ka lajmëruar se një nga truprojet kryesore…

Rrugë e gjatë për dokumentimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Gazetare: Erza Elezaj Sa herë ndjenë mërzi, veten e gjen tek varrezat…