Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me COVID 19 i përkasin moshave të reja dhe kategorisë mbi 70 vjeç që janë të pavaksinuar.

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese. Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës. Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete.

Përhapja e Koronavirusit ka shënuar një kthesë të fortë negative në këto ditë të muajit gusht, me një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Të dhënat e deritanishme tregojnë për një numër më të lartë se totali i të prekurve në tre muajt pararendës, Maj-Qershor dhe Korrik, të marrë së bashku.

Autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shkak është qarkullimi i dendur i variantit Delta “për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon drejtuesja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori.

Pavarësisht rritjes së shpejtë të rasteve, autoritetet nuk duket se mund t’i rikthehen së afërmi ashpërsimit të masave kufizuese, sepse “është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.

Nga të infektuarit rishtazi, vetëm një pjesë e vogël rezulton të ketë kryer vaksinimin. “Vetëm 2-3 në përqind janë raste që janë vaksinuar me dy doza dhe vetëm 10 përqind me një dozë. Gjë që tregon qartë se ne kemi një epidemi të pavaksinuarish dhe që vaksinat janë efektive në jetën reale në Shqipëri”, tregon zonja Bino.

Kategoritë më të prekura janë moshat nga 25-34 që nuk janë vaksinuar ose nuk preferojnë të vaksinohen, si dhe ata mbi 70 vjeç që nuk duan të vaksinohen, pavarësisht se siç shpjegon zonja Bino po ju bëhet apel dhe janë në moshat prioritare për t’u vaksinuar.

Që prej fillimit të gushtit ka nisur muaji i hapur për vaksinimin, ndaj të gjthë moshave mbi 18 vjeç. Deri më tani 20 përqind e popullatës ka marrë të dyja dozat, dhe një 5 përqindësh tjetër vetëm njërën dozë. Autoritetet po bëjnë thirrje të përsëitura. Megjithatë zonja Bino është e mendimit se “të gjithë fushatat e promovimit dhe ndërgjegjësimit, ezaurohen në një moment të caktuar dhe patjetër duhet të ketë mekanizma detyrues. Unë mendoj se dhe ne duhet të kemi mekanizma detyruesë brenda vendit, në mënyrë që numri i vaksinimeve të rritet dhe njerëzit të bëhen më të ndërgjegjshëm”

Nga ana tjetër ka një shkujdesje të plotë ndaj rregullave anti Covid. Ndonëse një akt normativ i qeverisë parashikon detyrimin e mbajtjes së maskave në mjediset e mbyllura, kjo masë nuk zbatohet thuajse askund. “Organet ligjzbatuese, qoftë policia apo inspektoratet. të ndjekin në mënyrë rigoroze, zbatimin e ligjit në mënyrë korrekte”, thekson zonja Bino.

Sipas saj, respektimi i rregullave të brendshëm është thelbësor, dhe ajo nuk e sheh problematike zgjedhjen për të mos patur kontrolle në kufi për ata që hyjnë në vend, ku pjesë më e madhe janë nga Kosova e Maqedonia, dy vendet të cilat po përjetojnë një përkeqësim të shpejtë të gjendjes. “Shumë vende ndoqën politika drastike, edhe Tajlanda, apo Kina, që kanë një numër shumë të lartë rastesh. Pra është shuëm e vështirë të mbash këtë lloj virusi jashtë kufijve, me masa drastike kufitare”, shprehet zonja Bino.

Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron gati 135 mijë të prekur nga Koronavisuri. Por një studim i kryer nga Insituti I shëndetit publik, tregon se në grupet e rriskut, si personeli shëndetësor është vënë re rritje e antitrupave në 60-70 përqind të kampionëve. ndërsa në popullatë në 40-50 përqind të saj.

COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë

Statistikat e COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë që nga fillimi i pandemisë në mars 2020./VOA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…