Anglezët përmendin një leje speciale për skuadrën

Shqipëria do të presë Anglinë në vendin tonë më 28 Mars për kualifikueset e Botërorit. Nuk do të ketë ndryshim stadiumi pavarësisht masave antiCovid në Britaninë e Madhe.

Një leje speciale do të lejojë përfaqësuesen angleze të vijë në Shqipëri sipas gazetës “Daily Mail”. Pra nuk do të veprohet si me skuadrat angleze në kupat e Europës që u detyruan të zgjidhnin vende të tjera për të luajtur sfidat e tyre.

Fillimisht pati zëra se do të kishte ndryshim edhe për ndeshjet e përfaqësueses së Anglisë, por me sa duket gjithçka është shuar. Nëse masa do të ishte e tillë në kthim futbollistët e drejtuar nga Gareth Southgate duhet të qëndronin 14 ditë të izoluar.

Shqipëria përveç Anglisë ka në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2022 edhe Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Florian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë (VIDEO)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të…

Gjasat e Messit dhe Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë

ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…