Autobusi ka goditur gardhin mbrojtës, ndërsa goma e djathtë e përparme ka shpërthyer dhe kështu autobusi ka lëvizur zvarrë dhe është derdhur naftë, të cilën shoferi i autobusit e kishte poseduar dhe mbajtur në pjesën e përparme të autobusit afër vetes në disa tuba.
Shpërthimi ka ndodhur për shkak të ngrohjes, që e kishte pasur të lëshuar autobusi. Për këtë shkak pjesa e fundit e autobusit është pak më e ruajtur, për dallim nga pjesa e parme.
Këto janë konstatimet e para nga eksperti i motorëve me ndezje të brendshme, i cili kishte arritur në momentet e para pas tragjedisë.
Sipas tij, shoferi si duket ka patur disa tuba të mbushura me naftë, afër sediljeve të përparme e për shkak të të cilave ka ndodhur edhe eksplodimi.
Njëzet minuta më herët autobusi kishte pasur një pauzë në një pompë benzine dhe sipas ekspertit Pirgov, shoferin e ka zënë gjumi në timon, sepse nuk ka pasur pse të humbë kontrollin e autobusit.