Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat vendase është shprehur se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë nga Maqedonia.

Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobuzit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.

Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i vi ktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46, Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin.

Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës së autobusit.

Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.

Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.

“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Edhe Britania e Madhe dërgon sistem të avancuar raketor në Ukrainë – ka një rreze veprimi prej 80 kilometrave

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka konfirmuar se Britania e Madhe…

Detaje nga rasti i sotëm që shqetësoi banorët e Çairit

Të shtëna armësh shqetësuan banorët e Çairit pasditen e sotme. Nuk raportohet…

Drejtori i CIA-s takim sekret me presidentin ukrainas në Kiev: Zelensky informohet rreth ofensivës së mundshme ruse në pranverë

Drejtori i CIA-s, William Burns informoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev…

Rusia reagon me nervozizëm për sistemin “Patriot”

SHBA-ja njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 1.85 miliardë…

Sulmi në festivalin e Kalifornisë, momenti kur njerëzit në panik largohen

Të paktën 4 të vrarë dhe 15 të plagosur është bilanci i…