Ish kreu i Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq ka përfunduar në arrest shtëpiak, njëjtë sikurse edhe personi me inicialet T.D, ndërsa ndaj katër personave të tjerë është caktuara masa e paraburgimit 30 ditor, në mesin e të cilëve është edhe ish kreu i Këshillit të Komunës Qendër Vlladimir Zdravev. Vendimi i tillë erdhi pas hetimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj 15 personave fizikë dhe shtatë juridikë nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës dhe pastrim parash në projektin “Shkupi 2014”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, pasi ka marrë në pyetje të dyshuarit të cilët janë sjellë në gjykatë, në prani të mbrojtësve të tyre, në lidhje me propozimin për caktimin e masës paraprake, ka marrë vendim me të cilin V.T. dhe T.D. i shqiptoi arrest shtëpiak, ndërsa personave L.B., V.Z., A.Z. dhe Z.P. i caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankimimi në Këshillin Penal”, thonë nga Gjykata Penale.

Pas daljes nga gjykata, Todoroviq deklaroi shkurt se nuk ndihet fajtor. Hetimi për projektin e realizuar në kohën kur VMRO-DPMNE-ja ishte në pushtet ka shkaktuar përplasje politike. LSDM kërkoi dorëheqjen e Mickoskit.

“Rasti i një dite më parë është një tjetër dëshmi se Shkupi 2014 është një projekt megakriminal, zbatimi i të cilit kishte për qëllim pasurimin e një grupi të caktuar njerëzish rreth Gruevskit. Imagjinoni, një grup i VMRO- DPMNE-së ka bërë pastrim para, përmes stemës së popullit maqedonas, por edhe përmes stemës së të madhit Goce Dellçev, përmes Aleksandrit të Madh, përmes Mbretit Samoil, përmes anijeve. Pas rastit të fundit a do të japë dorëheqjen Hristijan Mickoski për shkak se është lider i një partie kriminale, zyrtarët e së cilës ndiqen vazhdimisht për krime të kryera?”, deklaroi Martin Kosotovski, LSDM.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE thonë se janë dyfytyrëshe përpjekjet e pushtetit për të mbuluar krimin aktual.

“Publiku priste nga LSD dhe Kovaçevski një qëndrim për krimin e pushtetit aktual, në listën e zezë në të cilën u gjet partneri i tyre i koalicionit Merko, se si mund të blihet një qendër tregtare pa asnjë qindarkë, se ku është Den Donçev me çantën, në të cilën ai vendoste grumbuj parash, si të afërmit e zyrtarëve të pushtetit bëhen pronarë të kompanive për energji elektrike, bëhen milionerë ose marrin toka, objekte biznesi dhe hotele me çmime të volitshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Hetim për rastin “Feniks” ka të bëjë me 11 monumente të projektit “Shkupi 2014”. Bëhet fjalë për monumentet: “Luftëtari mbi kalë”, luanët – arkaikë dhe klasikë, përmendoret e “Dame Gruevit”, “Goce Dellçevit”, “Nikolla Karevit”, “Metodia Andonov – Çento”, “Car Samoilit”, “Gemixhinjëve” , “Justinianit”, “Mbledhja e Parë e ASNOM” dhe “Themeluesit e TMRO”. I dyshuari i parë në këtë rast është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i dyshuari i dytë është ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave në Qeverinë e tij Zoran Stavreski, ndërsa në listë është edhe ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, dy ish-kryetarët e Komunës Qendër – Vlladimir Todoroviq dhe Violeta Allarova dhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Vladimir Zdraev. Mes të dyshuarve janë edhe një shtetas italian dhe tre kompani italiane. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti për raportin e TI-së: Lufta jonë kundër korrupsionit, po vazhdon të jap rezultate

Transparency International, ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar përparim në…

Osmani mesazh ndërkombëtarëve: Serbia kreu dhunë sistematike kundër popullit tonë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, u ka bërë një mesazh…

U prezantua rrejshëm si zyrtare e Prokurorisë, arrestohet 23 vjeçarja nga Mitrovica

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një…

Macron dhe Le Pen shkojnë në balotazh

Kandidatët rinisën fushatën që pas qartësimit të rezultateve Nuk pati surpriza në…

Pas telefonatës me Xi Jinping, Zelensky emëron ambasadorin e ri në Kinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar ish-ministrin e industrisë strategjike, Pavlo Riabikin,…