Dy klinikat e njohura pritvate “Axhibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev” gjatë vitit të kaluar të pandemisë kanë dyfishuar fitimet e tyre.

E përditshmja maqedonase “Sloboden Pecat” shkruan se fitimet e tyre kanë qenë marramendëse, pasi që për shkak të kapaciteteve të plotësuara shtetërore, qytetarët si shpëtim shihnin këto dy klinika private, por edhe ata që kishin para dhe që donin trajtim më të mirë.

Në një nga rastet që përmend gazeta është se si një pacient nga Kavadarci për 8 ditë qëndrimi ka paguar 18 mijë euro.

Para se të hyjë pacienti në spital është dashur të depozitoj 4 mijë euro, ndërsa 1 mijë euro në ditë i ka kushtuar kyçja në respirator. Familjarët kanë thënë se një ditë janë lajmëruar se ka pasur një komplikim dhe është dashur ndërhyrje me operim dhe se i kanë kërkuar 8 mijë euro.

Sipas të dhënave të rrjetit biznismreza.mk, “Zhan Mitrev” në vitin 2020 ka pasur fitim 8,1 milionë euro, ndërsa “Axhibadem Sistina” afër 6 milionë euro. “Zhan Mitrev” në 2020 ka dyfishuar fitimet në krahasim me 2019.

Këto dy klinika private gjatë periudhës më të vështirë me pandeminë kanë rritur bilansin e tyre për 14 milionë euro. Të hyrat e “Axhibadem Sistina” kanë qenë rekorde me 41 milionë euro dhe se kjo kompani në sferën e shëndetësisë konsiderohet si lojtar dominues në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…