Tre policë amerikanë janë plagosur derisa ishin në detyrë. Mediat e atjeshme raportojnë se në momentin e sulmit po kryenin një kontroll në Lincoln Heights, kur i dyshuari për të cilin kishin shkuar hapi zjarr mbi ta.

Nga policia e qytetit Los Angeles, kanë bërë të ditur se tre policët e plagosur janë dërguar me urgjencë në qendrën medicinale LAC+USC për trajtim.

Por sulmuesi është lokalizuar shpejt nga patrullat e tjera të policisë, ku pasi refuzoi të dorëzohet është qëlluar për vdekje.

“Po përcjellim dhe analizojmë përleshjen e dhunshme që rezultoi me plagosjen e tre policëve. Raporti nga spitali tregon se tre policët janë në gjendje stabile”, tha drejtori i policisë në Los Angeles, Michel Moore.

“Njëri nga policët është qëlluar në bark, ndërsa dy tjerët kanë plagë më të lehta”, shtoi kreu i policisë në qytetin amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ushtria izraelite vret gjashtë palestinez në Bregun Perëndimor

Gjashtë palestinezë u vranë këtë pasdite në një bastisje të ushtrisë izraelite…

Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30% e qytetarëve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Valdete Daka, ka…

Dyshimi për helmim të ushtarëve, ushqimi që u konsumua nuk rezulton i dëmshëm

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se analizat fiziko –kimike dhe mikrobiologjike të…

7 dhe 8 shtator raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më…

SHBA-ja duhet të shtojë angazhimin në Ballkan, thotë ish-presidentja kroate

Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor…