SALAJDIN SALIHU për procesin e krijimit

(Enkas për HEJZA-n)


Çdo shkrimtar ka disa projekte. Disa zbehen, disa sforcohen, disa i bëhen opsesion.
Kam investuar shumë mund në një përmbledhje poetike, por sërish nuk ma jep sigurinë për ta botuar. Mund të jetë çështje moshe, një ndjenjë më e theksuar përgjegjësie. Nuk e di…
Kohëve të fundit seç kam njëfarë plogështie. E kam përjetuar shumë herë. Veçanërisht gjatë verës, e cila nuk është stina ime. Ka shumë dritë. Unë shkruaj kur ka më shumë mjegull dhe terr. Mund të duket e çuditshme, por kjo është e vërteta…
Merrem edhe me disa sprova me brum nga historia. Kam gjurmuar pas shumë dokumenteve të panjohura. Tani kur i kam të dhënat e duhura, më mundojnë dilemat se nga duhet t’ia filloj dhe çfarë duhet të bëj. Ata që shkruajnë e njohin këtë gjendje. Disa e quajnë fazë e artikulimit. Është faza kur më shumë punon “makina e fshirjes” sesa “makina e shkrimit”. Por, kjo është magjia e të shkruarit. Së pari duhet ta bindësh vetveten e pastaj, siç thotë Alen Boske, të shpresosh se vetëdija e shkrimtarit do të puqet diku me vetëdijen e lexuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BOTUES SERIOZ ME BOTIME JOSERIOZE

Midis nesh Nëse herë pas herë konstatojmë se ekziston edhe mafia letrare,…

Shfaqje shqiptare me autorë joshqiptarë

Midis nesh Kultura e asnjë populli nuk mund të shënojë zhvillim dhe…

Shfaqjeve që u shteret zëri

Midis nesh Lëvizje politike të iniciuara dhe të zhvilluara nga artistë ka…

Kultura dhe siguria nacionale

Letër nga Prishtina Fill pas fillimit të agresionit rus mbi shtetin e…