Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në Gjermani pas përmbytjeve.

Sipas raportimit të Associated Press përmbytja trazoi një pjesë të madhe të Gjermanisë ku disa përrenj dolën nga shtrati duke përmbytur shumë rrugë e duke marrë përpara vetes shumë vetura e madje duke shembur edhe banesa.

Autoritetet në qarkun perëndimor të Euskirchen thanë të enjten se tetë vdekje ishin raportuar atje lidhur me përmbytjet.

Ndërsa, operacionet e shpëtimit u penguan nga fakti që nuk kishte fare lidhje të telefonit dhe internetit në një pjesë të rajonit i cili është në jugperëndim të Kolnit.

Policia në qytetin perëndimor të Koblenz tha se katër njerëz kanë vdekur në qarkun Ahrweiler dhe rreth 50 të tjerë ishin bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje për shpëtim, ndërsa vetëm gjatë natës gjashtë shtëpi u shembën në fshatin Schuld.

Shkalla e plotë e dëmit në rajon është ende e paqartë pasi shumë fshatra u përmbytën dhe rrëshqitjet e tokës i bënë rrugët e pakalueshme.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjence në rajon pas disa ditëve me reshje të mëdha që prekën gjithashtu pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Shërbimi gjerman i motit DWD parashikuan se reshjet e shiut do të lehtësohen të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…