Palestrat dhe pishinat e shtëpisë po rihapën sot me rastin e lehtësimit të fundit të masave në Angli – por ato do të duken shumë më ndryshe.

Rregullat e distancës sociale do të jenë në fuqi dhe njerëzit do të inkurajohen të bëjnë dush në shtëpi.

Sot më parë profesori kryesor që punon në një vaksinë të coronavirusit paralajmëroi se mund të kemi nevojë të jetojmë me virusin për dekada, transmeton Telegrafi.

Robin Shattock, shkencëtari nga Imperial College London, i tha programit të BBC-së sot se “Ka shumë të ngjarë që ne nuk do të kemi nevojë për vaksinim dhe do të duhet të jetojmë për shumë dekada me coronavirusin”.

Theksojmë se Boris Johnson, kryeministri britanik, ka pranuar se qeveria britanike nuk e kuptoi coronavirusin gjatë “javëve të para” të shpërthimit në këtë vend.

“Ne nuk e kuptuam [virusin] në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson.

Numri i viktimave shkaku i coronavirusëit në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 123, duke e çuar numrin në të gjitha mjediset në 45.677.

Ndryshe, Britania mbetet një nga vendet më të prekura në botë 297 raste me coronavirus. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia demanton lajmin se xhandarmëria serbe ka hyrë në Karaçevë të Kamenicës

Një ditë më parë në media është raportuar se xhandarmëria serbe kishte…

Trump: Biden, mos bini në gjumë gjatë takimit me Putinin

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i uroi presidentit të SHBA-së, Joe Biden fat…

Kovid-19, Japonia vendosi gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin për shkak…

Frika nga helmimi, Putin largon nga puna 1000 anëtarë të stafit personal

Në raportin e fundit të “insideedition”, është e qartë se Vladimir Putin…