Kuvendi me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësministrin e Arsimit, Lulzim Aliu dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini.

Pas shkarkimeve, ligjvënësi kaloi në pikën për emërimin e propozimeve të reja në eshalonin e dytë. 36 deputetë janë paraqitur për fjalë.

Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollcë Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim.

Ditë më parë Kuvendi shkarkoi edhe ministrat e Alternativës, parti e cila vendosi të largohej nga Qeveria, pasi ASH-ja u bë pjesë e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Bregoviq dajre gjenocidi”, proteston Vetëvendosje në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka njoftuar se ka organizuar të…

DW: Albin Kurti sjell tone të reja në Bruksel

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se…

Maqedonia e Veriut heq ndalesën për peshkun nga Kosova

Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për eliminimin e ndalesës…

Efendi Rexhepi: E shoh si gabim të rëndë që po prodhojmë hiper kuadro hoxhallarësh

Në intervstën eksluzive dhënë TetovaSot, ish-Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef.…

Tre të plagosur nga Podujeva në Emergjencë, drejtori tregon për gjendjen e tyre

Drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha se 3 persona të…